Moti i keq në vend: Si paraqitet situata deri më tani në disa qytete të Shqipërisë

13 Janar 2025 | 21:17

Moti i keq ka përfshirë vendin këto ditë në disa fshatra dhe qytete të Shqipërisë duke bërë që disa akse të jenë të kalueshme e disa jo.

Nisur nga raportimet e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet e tillë:

Sipas ARRSH, sa i përket akseve rrugore, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me përjashtim të disa rrugëve që lidhin njësitë administrative me fshatrat.

Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has.

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Ndërkohe, firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugën nga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.

Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.

Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.

Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.

Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.

Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.

Qarku Lezhë, të gjithë akset rrugorë kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim me goma dimërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026