Përmirësohet situata nga moti i keq në qarkun Elbasan, rrugët të kalueshme

14 Janar 2025 | 10:14

Është përmirësuar situata nga moti i keq në Qarkun e Elbasanit. Pas bllokimit të rrugëve nga intensiteti i borës dhe ngricave, tashmë në 12 fshatra të bashkisë së Elbasanit rrugët janë te kalueshme, ndërkohë që puna po vazhdon edhe në 4 fshatra të tjerë.

Sa i përket rrugëve, tashmë është i kalueshëm pa probleme aksi nacional Përrenjas – Qafe Thanë, ndërkohë është që  aksi Librazhd -Peshkopi kërkon përdorimin e zinxhirëve për shkak të ngricave. Në Librazhd janë të bllokuara fshatrat e Njësisë Steblevesi dhe Qarrishta e Gizaveshti. Situata paraqitet më e qetë edhe ne bashkinë Gramsh, energjia elektrike është rikthyer dhe nuk ka fshatra të bllokuar.

Në fshatrat Lenie e Poroçan kalohet me zinxhirë, ndërsa në fshatin Kukur ende nuk mund të kalojnë autobusët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026