Ekskluzive/ Rindërtohet skena, si ndodhi atentati ndaj Kristian Markut në Fier-Vlorë

14 Janar 2025 | 22:25

Euronews Albania rindërton skenën e atentatit në autostradën Fier-Vlorë. Makina Kristian Markut u ndoq nga një automjet tip Golf dhe sapo kaloi një karburant u qëllua drejt saj duke lënë të vdekur 30-vjeçarin.

Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, dyshohet të një pistolete Glock.

Pas të shtënave, makina e autorëve u largua drejt Vlorës, ndërsa automjeti i viktimës lëvizi edhe 400 metra përpara se të përplasej me trafikndarësen dhe një tjetër makinë, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Autorët dogjën automjetin e tyre 2 km larg, pranë zonës “Kripa”.

Kujtojmë që 30-vjeçari Kristian Marku humbi jetën të hënën në mbrëmje pas një atentati që ishte i përgatitur në detaje, pasi autorët janë munduar të mos lënë gjurmë.

Sipas skicës së bërë nga hetuesit, autorët, që dyshohet se kanë qenë tre, kanë pasur informacion për udhëtimin e Markut në drejtim të Vlorës. Ky i fundit paradite ka qenë në Tiranë dhe më pas është nisur drejt qytetit bregdetar. Sipas informacioneve, Kristjani ka një lidhje familjare në Vlorë dhe dyshohet se po udhëtonte drejt tyre.

Në orët e pasdites, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, ai është qëlluar me armë zjarri në afërsi të një karburanti.

Disa plumba i kanë përshkruar trupin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa pak kilometra larg vendit të ngjarjes, policia gjeti një automjet të djegur që dyshohet se i përket autorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se protestat në Tiranë nuk mund të analizohen si një fenomen homogjen, pasi sipas tij në tubime marrin pjesë...
22:28 | 22/06/2026

Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, deklaroi se vendi i saj vijon të mbështesë Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit, duke përfshirë forcimin...
22:20 | 22/06/2026

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026