Kryebashkiaku i Kolonjës, Erjon Isai, paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

15 Janar 2025 | 10:04

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erjon Isai, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo është hera e dytë që zyrtari i lartë thirret për t’u marrë në pyetje nga organet hetimore.

Sipas burimeve, paraqitja e Isait lidhet me një kallëzim të bërë nga Esmerald Xhafa, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale, përfshirë abuzime në disa tendera publikë.

Konkretisht veprat për të cilat është akuzuar përfshijnë shpërdorimin e detyrës, korrupsionin pasiv dhe aktiv, fshehje të pasurisë dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Përveç tij, në prokurorinë e posaçme janë kallëzuar edhe biznesmeni Spiro Zoto, ish-pronar dhe administrator i “Rehovari shpk”, Euljon Hasko, administrator dhe pronar i “Rehovari shpk”, anëtarët e njësisë së Prokurimit për vitet 2022, 2023, 2024 dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për vitet 2022, 2023, 2024, për të njëjtat vepra penale.

“Në fakt, nga hulumtimet e kryera në tenderat e prokuruar nga ana e Bashkisë Kolonjë rezulton që, për fat të keq, pjesa më e madhe e tyre, për të mos thënë të gjitha, janë me flamur të kuq, që do të thotë se kanë probleme. Nëse do t’i shohim tenderat e zhvilluar nga ana e Bashkisë Kolonjë, janë në vlera të konsiderueshme, por ndarja e tyre është bërë e paracaktuar dhe punimet e prokuruara nuk janë kryer me cilësi apo sipas projektit të hartuar nga ana e Autoritetit Kontraktor, apo edhe nuk janë kryer fare. Këto janë procedura për të futur lekë nga buxheti i shtetit në xhepat e drejtuesve të Bashkisë Kolonjë.

Rezulton që, me ardhjen në drejtimin e Bashkisë Kolonjë, qeveria është treguar zemërgjerë duke alokuar miliona euro për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, për ujësjellës, për ndërtime shkollash, për fasada pallatesh etj., si dhe në bashkëpunim edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë rindërtuar disa rrugë, të cilat, për fat të keq, janë prishur ende pa mbushur vitin. Një shembull është edhe rruga që të çon në Llixhat e Sarandaporit, Leskovik.

Duke studiuar këto procedura, nisur edhe nga ankesat që qytetarët kishin, por për shkak se janë të trembur pasi kërcënohen me heqje nga puna, më rezultuan shumë raste të procedurave që janë kryer, por punimet ose nuk janë kryer fare, ose janë kryer pa cilësi dhe duke mos iu përmbajtur specifikimeve teknike që këto kanë pasur. Rasti më flagrant është rasti i rikonstruksionit të digës së rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimit të pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, viti 2023”, thuhet në kallëzim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026