“Naimi më telefonoi…” Tozaj zbulon bisedën me Murselin para vrasjes së Liridonës

18 Janar 2025 | 21:19

Gazetari Elton Tozaj ishte këtë të shtunë në “Review” në Euronews Albania ku ka folur rreth një bisede telefonike të bërë  me Naim Murselin një javë para se të ndodhte vrasja e Liridonës.

Sipas tij në këtë telefonat Nimi e ka ftuar që të takohen së bashku me disa persona të tjerë bashkë me Liridonën. Tozaj shprehet se Murseli mund të ketë dashur ta përdorë si alibi këtë telefonatë.

“Ajo që më ka bërë përshtypje e më vonë kam menduar, po ky mos ndoshta ka dashur të bëjë një lloj alibie? Ai ka kontaktuar thuajse me të gjithë personat që njeh në Tiranë.

Më ka kontaktuar mua, kolegen time, e të gjithëve na thoshte pas një jave do jem në Tiranë dhe kam shumë dëshirë të takohemi e të hamë një darkë, do jem bashkë me Liridonën. Ne të gjithë e kemi pritur që ta takonim. Nuk na shkonte kurrë në mendje që kishte këto probleme, apo kjo jetë e dyfishtë. Ai bënte një jetë të shfrenuar, realisht të shfrenuar me gjëra luksi që nuk i imagjinoje dot për 15 vite.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026