Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit njoftoi të shtunën se vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 vende të ndryshme.
”Ekipet janë me kombësi dhe gjini të përzier. Ata do të vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje ndërsa mbulojnë të gjitha komunat e Kosovës. Vëzhguesit janë të pavarur dhe të paanshëm”, tha shefja e këtij misioni, Nathalie Loiseau.
Zonja Loiseau tha në konferencë shtypi se për Kosovën kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike.
“Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha ajo duke theksuar se prania e misionit është dëshmi edhe e mbështetjes së vazhdueshme evropiane ndaj Kosovës në rrugën e forcimit të mëtejshëm të qeverisjes demokratike.
“Rëndësinë e kësaj po e tregojmë edhe në numra. Në ditën e zgjedhjeve do të jenë mbi 100 vëzhgues evropianë në terren. Prandaj misioni i Bashkimit Evropian është i vemi mekanizëm vëzhgues ndërkombëtar me një prani afatgjate”, tha zonja Loiseau.
Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ku të drejtë vote kanë dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës.
Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon proceset zgjedhore në Kosovë, të shtunën tha se fushata për këto zgjedhje po përshkohet me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes.
Të enjten Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç u tha “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë