Rama flet në Forumin Ekonomik të Davosit: Turizmi është kali ynë i betejës!

22 Janar 2025 | 14:55

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos të Zvicrës në një nga panelet të cilat u organizuan.

Si pjesë e këtij forumi, kryeminstri u taku dhe bashkëbisedoi me liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare si dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse.

Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, për diskutime me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Gjatë diskutimeve, Rama u pyet lidhur me turizmin si një sektor mjaft i rëndësishëm në vendin tonë.

“Turzmi për ne është dicka e re. Është një industri që po e ndërtojmë prej së cilës po shofim zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet. Nuk ka asnjë shans që ne ta minojmë turizmin. Turizmi është kali ynë i betejës”, tha kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026