“Po të ishte Trump në pushtet, nuk fillonte lufta”, çfarë tha Putin sipas gazetarit

24 Janar 2025 | 21:19

Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Puma, pati një lidhje live në emisionin Balkan Talks të Euronews Albania, ku diskutoi mbi luftën Rusi-Ukrainë dhe sulmet e ndërsjellta me dron.

Puma komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin mbi marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas tij, Putin u shpreh se nëse Trump do të kishte qenë në pushtet në vitin 2020, lufta me Ukrainën nuk do të kishte nisur.

“Deklaratat e presidentit Trump janë studiuar dhe janë marrë me seriozitet por rusët po  mendohen për përgjigje që të jenë sa më reflektuese. Sot, presidenti Putin foli për marrëdhëniet e tij me Trumpin, duke theksuar bashkëpunimin e frytshëm dhe reciprok që kishin pasur. Ai e vlerësonte Trumpin si një udhëheqës që mban fjalën dhe kishte deklarata shumë pozitive për të. Putin shtoi se ka dëshirë të bisedojë me Trumpin dhe deklaroi se, po të ishte Trump në pushtet, lufta me Ukrainën nuk do të kishte filluar. Ai po ashtu tha se nuk është kundër bisedimeve, por theksoi se Ukraina ka një ligj që ndalon negociatat me Rusinë”, tha gazetari Puma.

Sa i përket aksioneve luftarake me dron, gazetari tha se ato ndodhin çdo ditë dhe se popullata është mësuar me këtë situatë.

“Për sa i përket sulmeve me dron, këto aksione ndodhin çdo ditë dhe se dronët fluturojnë në drejtim të Moskës ose qyteteve të tjera, por forcat kundër-ajrore i rrëzojnë ato përpara se të arrijnë destinacionin. Ai tregoi se një dron kishte arritur deri në rafinerinë e Rizanit, duke shkaktuar zjarre, dhe gjithashtu një tjetër kishte goditur një uzinë ushtarake.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026