Trupi i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Shqipëri, besimtarët e presin në kufi
Këtë të martë pritet të vijë në Shqipëri trupi i pajetë i kryepeshkpopit, Anastas Janullatos.
Besimtarë të fshatrave Dervician, Jorgucat e të tjerë janë duke u mbledhur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në pritje të trupit të ish-Kryepeshkopit Janullatos.
Ndërkohë sipas informacioneve është pezulluar puna në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku shtetasit që duhet të kalojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, duhet të presin kalimi e trupit.
Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e Athinës, ndërsa do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.
Në Tiranë trupi i pajetë mbërrin sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për një periudhë dy ditore.
Ndërsa, në emër të Kishës së Greqisë, do të jetë i pranishëm nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit Vlasios Ierotheos.
Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.
Shoqërues të kortezhit do të jenë 4 klerikë shqiptarë, mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, peshkopi i Krujës Anastas dhe priftërinjtë Harallamb Gjoka e Spirodhon Topanxha, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në ringritjen gjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.
Sipas mediave helene Kryeministri Kyriakos Mitsotakis së bashku me Kryepeshkopin e Greqisë do të jenë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos.
Kujtojmë se pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 Janari deri më 29 Janar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset