Korçë| Pacienti kërcënon stafin mjekësor se do djegë veten dhe repartin me benzinë
Pacienti Kujtim Mero ka kërcënuar personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës në Korçë.
Burime të siguruara thanë se një pacient i shërbimit të dializës paraditen e sotme ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar infermierët e dializës se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë
I njëjti burim tha se pacientit i ka rënë nga dora bidoni i benzinës pa arritur t’i vinte flakën.
Pacienti është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje ndërsa grupet e ekspertëve janë në vendngjarje për të zbardhur atë çka ka ndodhur paraditen e sotme.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh