Vllaznia kërkon fitoren në transfertë me Teutën, Egnatia pret “surprizën” Bylis
Java e 23 e Superligës Shqiptare nis të premten me dy përballje interesante, madje të ngjashme me njëra-tjetrën, pasi në fushë zbresin ekipet e kreut, por edhe kundërshtarët të cilët janë të dënuar për të marrë pikë.
Në Niko Dovana, Teuta pret Vllazninë, ndërsa në Rrogozhinë, kampionët në fuqi sfidohen nga Bylis.
Trajneri Thomas Brdaric kërkon që ekipi i tij të lërë pas humbjen e fundit, ndërsa ka analizuar durrsakët.
“Çdo ndeshje është e vështirë dhe ne e dimë këtë gjë. Kështu që edhe ndaj Teutës e dimë që do të jetë e tillë. Ata ndërruan trajner, Devolli ka eksperiencë, shquhet për agresivitetin dhe presingun, por edhe për lojtarët kualitativë”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Teuta-Vllaznia luhet në orën 16:30, ndërsa ndeshja hapëse është ajo mes Egnatias dhe Bylisit.
“Mendojmë të bëjmë më të mirën, ndeshje pas ndeshje. Kemi Bylisin, një ekip që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit. Ka mundur ekipet e kreut, prandaj na pret një ndeshje e vështirë. Gjendja paraqitet e mirë, përveç Fernandos, për të cilin nuk kemi diagnozë, si dhe Malotës. Grupi është i plotë për pjesën tjetër”, tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.
Krahas dy këtyre dueleve të së premtes, të shtunën luhet Laçi-Partizani, Dinamo-Skënderbeu dhe Tirana-Elbasani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë