Arrestohet në flagrancë 41-vjeçari, dyshohet se po përndiqte 4 të mitura në Tiranë
1 Shkurt 2025 |
16:21
Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme katër shtetase të mitura.
Në vijim të hetimeve, është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K., 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilin lëvizte 41-vjeçari, i cili po përndiqte shtetaset e mitura.
Policia e Tiranës njofton dhe për një tjetër rast të përndjekjes ku Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. C., 33 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur ish të dashurën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk