Te rinjtë zbulojnë kritikat për kryetarët e tyre, Berisha, Rama, Lapaj dhe Shehaj

4 Shkurt 2025 | 21:50

Të rinjtë e katër partive ishin këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku zbuluan kritikat që kanë ndaj liderëve të partisë ku ata marrin pjesë.

Edona Haklaj nga partia “Shqipëria Bëhet” me kryetar Adriatik Lapaj tha se për sa i përket programit të partisë, nuk ka pasur kritika, ndërsa shprehet se nëse ka pasur kritika për ndonjë qasje publike të ktyerarit, i ka bërë atij edhe publikisht edhe privatisht.

“Sa i takon politikave dhe programit, ne i kemi me vendim kolegjial dhe me kryesi, ndërsa sa i takon qasjes publike të ndonjëhershme të zotit Lapaj, unë e kam kritikuar mbase për ndonjë tendencë apo qasje protagonizmi”,-tha Haklaj. Ajo shtoi se një kritikë që ajo ka bërë ka qenë “shtrirja e dorës ndaj partive të reja si “Lëvizja Bashkë” dhe “Mundësia””, pasi sipas saj pala tjetër ka qenë gjithmonë refuzuese.

Sekretari i Rinisë i PS, Roy Bashaj, tha se mbledhjet e PS me rininë nuk kanë qenë as të shkurtra dhe as të kollajshme se gjithmonë ka pasur kritika apo propozime një prej të cilave sipas tij ka qenë vonesa në krijimin e kuvendit rinor.

“Unë gjithmonë kam thënë që procesi që ne kemi nisur me formësimin e kuvendit rinor, me organizmin rinor brenda partisë sonë duhet të kishte nisur shumë më herët”,-tha Bashaj.

Jola Hysa tha se kritika që ajo ka për Partinë Demokratike, është se kjo parti duhet të ketë më shumë gra dhe vajza të përfaqësuara.

“Unë kam një kritikë për Berishën, për përfaqësimin e sa më shumë grave në listat për deputete. Gratë kanë nevojë të dëgjohen dhe të jenë akoma më shumë të përfaqësuara”,-tha ajo.

Barba Doda nga partia “Mundësia” tha se bie dakord me kryetarin e partisë Agron Shehaj për mungesën e mundësive dhe që sipas saj shteti i ka penguar shqiptarët.

“Për këto të dyja bie dakord, ndërsa për të tjerat jemi shumë të ndryshëm”,-tha Doda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026