Çerekfinalet e kupës së Italisë, Milani përballet sot me Romën

5 Shkurt 2025 | 14:57

Atalanta e Berat Gjimshitit i ka dhënë lamtumirën kupës së Italisë, ndërsa është mposhtur në mënyrë surprizë nga Bolonja në çerekfinale. Në Bergamo, të besuarit e Gasperinit ishin më dominues, por e patën të pamundur të gjejnë rrugën e rrjetës, me fraksionin e parë që u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë panorama ishte e njëjtë me skuadrat që po gabonin së tepërmi, por 10 minuta nga fundit Castro kaloi përpara Bolonjën, me ndeshjen që u mbyll 0-1.

Aq mjaftoi që miqtë të kalojnë më tej, në gjysmëfinale ku presin skuadrën tjetër me të cilën do të përballen. Në mbrëmje luhet një duel edhe më i bukur, mes dy emrave të mëdhenj si Milani dhe Roma. Projekti kuqezi i janarit do të vihet në sprovë që në ditët e para, aty ku Conceicao do të kërkojë fitoren e kalimin më tej.

Rregullorja e lejon që në këtë kompeticion të aktivizohen dhe lojtarët e afruar së fundmi, por te Milani janë të pafat pasi Gimenez është i dëmtuar, e Bondo në dyshim. Pjesa tjetër me gjasa do të marrin minutat e para me fanellën kuqezi. Roma mbetet një kafshatë jo e lehtë për Milanin, ndërsa përballja e fundit mes tyre është mbyllur në barazim 1-1. Dueli luhet në orën 21, ndërsa favoritë në letër cilësohen kuqezinjtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026