Të enjten zgjidhet avokati i popullit, shtatë kandidatë në garë

5 Shkurt 2025 | 17:12

Të enjten e ardhshme parlamenti pritet të hedhë në votim zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Prej kohësh shtatë kandidatë janë pritje për t’iu nënshtruar procesit të votimit. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes PS dhe PD nuk ka asnjë ujdi për aq kohë sa zgjedhja e pasuesit të Erinda Ballancës kërkon 84 vota.

Thuajse dy vite nga zyrtarizimi i kandidaturave politika do të hedhë hapin për zëvendësimin e Erinda Ballancës si Avokate e Popullit të enjten e parlamentit në 13 shkurt.

Gjasa është që edhe në provën e radhës për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit ajo të mos prodhojë asnjë vendimmarrje.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes mazhorancës dhe opozitës nuk ekziston asnjë ujdi për pasuesin e Erinda Ballancës që e ushtron detyrën e Avokates së Popullit përtej afateve kushtetuese.

Prej dy pranverash shtatë kandidatë nga 15 që kanë siguruar firmat e nevojshme të deputetëve do  të shkojnë për votim në parlamentin e së enjtes së ardhshme.

Mes kandidatëve në garë janë emra që vijnë nga sistemi i drejtësisë si Vitore Tusha, ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese  apo Tartar Bazaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Avokati përfaqësohet me Bledar Dervishaj, ish-këshilltar ligjor i Ilir Metës president, Besim Ndregjoni përfaqësues i ish të burgosurve politik apo Dardan Mustafa, djali i ish Ministit të Jashtëm,Besnik Mustafaj.

Prej marsit të 2022-it Erinda Ballancës i ka përfunduar mandati. Në dhjetorin e të njëjtit vit politika dështoi në zgjedhjen e pasuesit të saj. Ledio Braho kandidati i propozuar nga opozita u rrëzua pasi Partia Socialiste e quajti zgjatim të strukturave të PD-së.

Në atë kohë shumica socialiste kërcënoi se avokati i popullit jo domosdoshmërisht duhet të vijë si propozim i opozitës dhe si përmbushje e marrëveshjes së 17 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që Avokati i Popullit si zgjedhje i takon opozitës.

Burimet bëjnë me dije se deri më tani as PS dhe as PD nuk kane identifikuar një emër të preferuar mes shtatë kandidatëve dhe për të cilin kërkohen 84 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026