A ke ndërmend ta lësh pushtetin? Përgjigjet Rama

6 Shkurt 2025 | 09:24

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” iu përgjigj një qytetari, i cili e pyeti:

“A ke ndërmend ta lësh pushtetin, pasi ja ke kaluar dhe Enverit?”

Rama theksoi se pyetjen e qytetarit e kuptonte në kuptimin “a ke ndërmend ta lësh punën?”, dhe iu përgjigj se nuk kishte ndërmend ta linte këtë punë, përderisa, sipas tij, ia kishin dhënë për ta bërë.

Përgjigjja e Ramës:

“Ti thua, a ke ndërmend të lësh pushtetin, por për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe: a ke ndërmend të lësh punën? Këtë punë, jo, nuk kam ndërmend ta lë për momentin, për sa kohë ata që ma kanë dhënë do të kërkojnë që ta vazhdoj. Nëse do të më thonë ‘faleminderit, deri këtu ishim’, atëherë do ta lë këtë punë. Sepse kemi një kuptim pak të ndryshëm: pushteti dhe puna janë dy gjëra që tingëllojnë ndryshe. Pushteti më duhet për të bërë këtë punë, nuk e bëj këtë punë për pushtet, që të jemi të qartë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026