Çmimet e larta: Qytetarët bojkotojnë supermarketet në RMV, bien 50% blerjet
Thirrjet për bojkotin e marketeve në Maqedoninë e Veriut u përqafuan nga qytetarët, duke bërë që shumica e bizneseve të pësojnë humbje ditore gati 50%. Por bojkoti është paralajmëruar edhe për ditën e premte, nismë që është mbështetur edhe nga qeveria.
Gazetarja e Euroneës Albania Ferika Iljazi deklaroi se bojkoti do të vijojë dhe të premten.
“Maqedonia e Veriut po përgatitet për një bojkot të dytë të marketeve gjatë ditës së nesërme, që në rrjetet sociale është quajtur si ‘E premtja e zezë’. Kjo pas suksesit të bojkotit të parë që ndodhi më 31 janar të këtij viti, në të cilin fitimi i marketeve thuajse u përgjysmua,” tha ajo.
Thirrja për bojkot përkrahet nga kryeministri, ministrat dhe zyrtarë të tjerë, por qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar tregtarët për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve higjienike.
“Është e drejtë legjitime e qytetarëve që të bojkotojnë. I kuptojmë dhe i përkrahim. Disa tregtarë kanë rritur çmimet duke dëmtuar buxhetin e qytetarëve apo familjeve pa ndonjë arsye, logjikë apo bazë ekonomike. Inspektorati i tregut është në terren”, deklaroi ministri i Ekonomisë në RMV, Besar Durmishi.
Sipas analizave të Lidhjes së Sindikatave të Punëtorëve, nga viti 2022 e deri më tani, çmimet e produkteve bazë për familjet thuajse janë dyfishuar. Apo afërsisht një familje katër anëtarëshe ka nevojë për rreth 1,000 ose 1,200 euro në muaj, nëse banon me qira, për të mbuluar nevojat elementare.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta