Arben Malaj: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

6 Shkurt 2025 | 22:13

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në Shqipëri kanë filluar të hidhen idetë e para për krijimin e një republike presidenciale.

Sipas tij në këtë moment do të ketë përgjegjësi të madhe edhe Partia Demokratike, pasi nëse ajo nuk arrin të krijojë një shumicë parandaluese,, nuk do të mund të akuzojë më mazhorancën për ndryshimet kushtetuese.

“Unë besoj se në Shqipëri kanë filluar të hidhen idetë e para a vlen ky model qeverisje apo do jetë më i leverdisshëm një model presidencial, siç e ka Franca, Turqia dhe vende të tjera. Këtu vjen përgjegjësia politike e PD-së sepse është opozitë, por duhet të ketë një shumicë bllokuese, nëse opozita nuk arrin të ketë një shumicë bllokuese për ndryshimet kushtetuese, ajo nuk mund të akuzojë mazhorancën, por është bashkëfajtore”,-tha Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026