Alimehmeti: Shqipëria në mes të epidemisë, sezoni më i lehtë se në 2018

7 Shkurt 2025 | 16:22

Shqipëria gjendet në mesin e epidemisë gripale, por fatmirësisht me pak raste të komplikuara. I këtij mendimi është epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili gjatë një intervistë për Euronews Albania thotë, se tashmë presim që rastet e reja të bien, por radhët e gjata te mjeku do ti kemi ende prezent.

 “Në fund të janarit fillim të shkurtit kemi këtë maksimumin e rasteve të infektimit, që do të thotë presim rënien e rasteve të të reja por ajo trajektorja e rasve më të rënda që është shumë më e ulët se vala e infektimeve, por që është e spostuar pak në kohë që do të thotë që presim akoma në spitale te mjekët të drejtohen shumë njerëz dhe rreth gjysmës së shkurtit bie dhe kjo valë situatash më të vështira”,-tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog.

Ky sezon gripal  duket se është më i vështirë se ato në dy vitet e shkuara, për sa i takon numrit të infektimeve, por ai nuk është më i vështirë se sezonet para pandemisë.

“Nuk është se ka një shtam më virulent, apo një virus i ri  për të cilin nuk ka një imunitet dhe për këtë shohim  gjendjen spitalore dhe shoshim se nuk kemi ndryshim të madh nga një vit në tjetrin. Kemi patur para pandemisë, 17-18 një sezon të fortë, ky është më pak se ai kujtojmë që pandemia për 2 vjet e pothujse e zhduku gripin e uli shumë dhe pastaj kemi këtë rritjen graduale”,-tha Alimehmeti.

Referuar popullsisë që sa vjen dhe po moshohet, Alimehmeti thotë se nga një vit në tjetrin presim të kemi infektime më të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026