Berisha mesazh demokratëve: Krimin, prokurorinë e gjykatat i kemi kundër në zgjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës te fushata elektorale për zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 maj.
Berisha theksoi se krimi, prokuroria dhe gjykatat janë kundër Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.
Ai theksoi se edhe pse është bërë shumë përpjekje për të asgjësuar opozitën, demokratët mbetën të patrembur dhe do të luftojnë të triumfojnë më 11 maj.
“Miqtë e mi, krimi dhe bota e tij janë kundër nesh, prokuroria politike dhe gjykata e narkoshtetit janë kundër nesh, por ne qëndrojmë të sigurt në fitoren tonë. Ne arritëm të bëjmë pluhur dhe të shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, i cili firmosi varjen e Havzi Nelës në litar, Edi Ramës, por dhe monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros që tentuan të shkatërrojnë opozitën. Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë, dhe kryetari i Partisë Demokratike u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës, ish-presidenti u përball me dhunë në mes të rrugës, duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Deputeti ynë Ervin Salianji, martiri i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball me klanin më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit dhe Evropës, klanin Rama-Xhafa. Menduan se do të na trembnin, por ja ku jemi, 200 metra më tutje, kemi udhëheqësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun. Kush mund të trembë popullin opozitar, popullin e lirisë? Jo, ata që mendojnë se mund të na trembin do të mjerohen.”
Berisha u ndal edhe te takimet që pati në Gjermani, ku theksoi se kandidati për kancelar, Friedrich Merz, nga radhët e Bashkimit Kristian Demokrat Gjerman, dhe miqtë e PD në Berlin mezi presin fitoren e kësaj force politike në Shqipëri.
“Të dashur miq, para disa ditësh isha në Berlin dhe mora pjesë në kongresin e Bashkimit Kristian Demokrat gjerman, aty shtrëngova duar përzemërsisht me kancelarin e ardhshëm gjerman, takova miq të vjetër e të rinj, dhe ata mezi presin fitoren e Partisë Demokratike. Unë u zotova për zero tolerancë ndaj eksportimit të krimit dhe refugjatëve në Evropë.”
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë