“Kurti nuk po lufton për Kryeministër”, Çejku: Kërkon ta shmangë “pataten e nxehtë”
Diplomati Arben Çejku ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të komentuar zgjedhjet në Kosovë. Këtë të diel të 9 shkurtit 2025 qytetarët e Kosovës u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin për 4 vitet e ardhshme.
Sipas Çejkut, Albin Kurti nuk po lufton domosdoshmërish për të qenë kryeministër, pasi sipas tij, Kurti mbase do dojë të “hedh pataten e nxehtë” te opozita, e të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme.
“Zoti Kurti, mendoj se është i kënaqur me këtë rezultat për të pritur një moment tjetër, për tu hedhur në një fushatë tjetër duke përfshirë edhe presidentin e ardhshëm. Nuk besoj se zoti Kurti po lufton domosdo që të jetë kryeministër. Ai natyrisht do bëj përpjekjen e tij, por pastaj mund të hedhë pataten e nxehtë te opozita, e cila me këtë përqindje që ka do ketë përplasjet e veta. Mund të ketë përplasje të brendshme brenda LDK-së për lidershipin”,-tha Arben Çejku.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor