Jo vetëm Veliaj dhe bashkëshortja, kush janë 5 personat e tjerë në masë sigurie
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë me kërkesë të SPAK.
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Megjithatë, masa ndaj Xoxës ende nuk është ekzekutuar, pasi ajo rezulton të jetë jashtë vendit prej disa ditësh.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se janë caktuar edhe pesë masa të tjera sigurie me “detyrim paraqitjeje” për Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Veliaj u arrestua në zyrën e tij nga agjentët e BKH-së dhe më pas u shoqërua drejt Bllokut të Sigurisë, 302, në rrugën “Mine Peza”.
Kryebashkiaku Veliaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk