“Nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosjen”, Hamza: PDK respekton vullnetin e qytetarëve
Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të hënë, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur falenderimet për mbështetjen e qytetarëve dhe kënaqësinë për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Hamza deklaroi se nuk do të ketë asnjë lloj koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, pasi sipas tij vullneti i qytetarëve të Kosovës është për një qeveri të re, ku ajo do të formohet nga partitë opozitare.
Hamza theksoi se PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë fituar besimin e shumë qytetarëve, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka humbur shumë vota.
“Lëvizja Vetëvendosje ka humbur shumë vota. Shumë qytetarë i kanë kthyer shpinën dhe kanë ardhur tek ne në PDK dhe tek Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti i paraqiti këto zgjedhje si një referendum dhe kërkoi 500 mijë vota, por nuk i mori. Shumica e qytetarëve nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë. Ata, me vullnetin e tyre, i kanë besuar opozitës, duke fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua dhe PDK-në, si partinë më të madhe opozitare, ta respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe të mos përfshihemi në asnjë mënyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Hamza.
Ai ka theksuar se për PDK-në është e qartë se Vetëvendosje ka ofenduar kundërshtarët politikë dhe ka nxitur urrejtje, ndërsa opozita ka mbajtur një linjë bashkimi dhe bashkëpunimi.
“Kemi dallime të mëdha, ata duan pushtet absolut, nuk kanë një program dhe gjatë fushatës ju shmangën ballafaqimit. Ne kemi detyrim dhe përgjegjësi që t’u japim qytetarëve qeverinë që ata duan dhe kanë votuar”, shtoi Hamza.
Sipas tij, shumica e qytetarëve kërkojnë një qeveri të re, dhe procedurat janë të qarta.
“Partisë së parë i takon të provojë të krijojë qeverinë dhe ne e respektojmë këtë. Por nëse kjo nuk është e mundur, opozita, si fituese e këtyre zgjedhjeve, mund të formojë qeverinë e re”, u shpreh ai.
“Ne kemi detyrim dhe përgjegjësi që t’i japim qytetarëve qeverinë që duan dhe kanë votuar. Si parti e dytë, ne do të marrim hapat e nevojshëm për të zbatuar vullnetin e shumicës së votuesve dhe do të punojmë që t’u japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica”, tha Hamza.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik