Champions League: Finale e parakohshme Real-Man City, në fushë dhe PSG e Juventus

11 Shkurt 2025 | 10:39

Sot luhen 4 duelet e para të Play-Off në Champions League, ku spikat përballja Manchester City-Real Madrid. Në fushë zbresin edhe Dortmund, PSG e Juventus.

Për të katërtin vit radhazi në Champions, Real Madrid dhe Manchester City do të përballen me njëra-tjetrën, teksa më tej do të avancojë vetëm një prej tyre. Një finale e parakohshme, ku spektakli nuk do të mungojë, mes dy skuadrave ndër më të mirat në Evropë, e thënë ndryshe, fituesit e dy edicioneve të fundit të Champions League.

Spanjollët nuk janë në formën e tyre më të mirë, por si kryesues të La Ligës dhe me një Mbappé në super formë, do të synojnë fitoren. Në anën tjetër, “qytetarët” janë në një krizë e cila ka muaj që ka filluar, pavarësisht se në letër cilësohen favoritë. 2 fitore secila kanë në 6 përballje, pasi 2 duele janë mbyllur në barazim. Etihad pritet të jetë i tejmbushur në këtë super ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Në fushë do të zbresin edhe PSG, Juventus e Dortmund, të cilat shpresojnë për një biletë për kalimin më tej. Parizienët janë të avantazhuar, pasi duelojnë me Brestin, të cilin e mposhtën në kampionat më herët. Thiago Motta luan fatin e tij në këtë ndeshje, pasi në rast eliminimi nuk do të ishte surprizë një shkarkim, ndërsa skuadra është tejet e motivuar ndaj PSV-së. Në Portugali, Sportingu vendas shpreson t’i bëjë një dhuratë të pakëndshme Dortmundit, i cili në Champions gjithmonë transformohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026