“Mbyllen bizneset”, aktivisti: Shqiptarët të frikësuar nga tërmetet në Santorini!

16 Shkurt 2025 | 10:38

Greqia është tronditur sërish nga një tërmet mbrëmjen e djeshme me magitudë 4.7 ballë i Shkallës Rihter. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në Perëndim të qytetit Kerias. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Selanik duke shkaktuar kështu shqetësim për banorët.

Për të kuptuar më shumë rreth kësaj situate në Greqi, duke përfshirë dhe zonën e Santorinit, i ftuar në Euronews Albania ishte Alfred Fizi, aktivist i cili ndodhet në Greqi.

Ai tha se Greqia është vetë një vend sizmik, me lëkundje të shpeshta tërmeti, por këto lëkundje ditët e fundit japin një koncept të ndryshëm të situatës në Greqi.

“Në Greqi ndodhin lëkundje të shpeshta tërmeti. Është një gjendje e mësuar edhe pse këto ditë të fundit, tërmetet kanë shkaktuar shqetësim dhe trembje te banorët. Santorini është akoma në një gjendje kritike, janë mbyllur shkollat, bizneset dhe punonjësit janë larguar sidomos ato që janë sezonalë. Ky është një problem pasi lëkundjet vazhdojnë të jenë shumë të mëdha.

Gjithsesi ka rënë numri i lëkundjeve dhe intensiteti i tyre. Santorini si një vend turistik do e ndjejë shumë këtë situatë pasi do ndikojë në pjesën e turizmit. Shumë shqiptarë janë larguar, disa kanë shkuar në Shqipëri, disa në Athinë. Shqiptarët janë punonjësit kryesorë sezonal. Ata kanë hedhur shumë lekë, kanë investuar dhe është e ndjeshme shumë si situatë për ta në jetën e përditshme dhe në ekonomi”, tha  Alfred Fizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025