Urimi i Begajt për Kosovën: Gëzuar Pavarësinë! Nderim për heronjtë e lirisë
Kosova feston këtë të hënë 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me rastin e këtij përvjetori, Presidenti i Shqipërisë ka shprehur urimet e tij në një postim në rrjete sociale.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!” – u shpreh Begaj në një mesazh publik.
Ky 17-vjetor e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës dhe anëtare të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, por ende jashtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Në mbarë vendin janë organizuar aktivitete festive dhe ceremoniale për të shënuar këtë ditë historike për shtetin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale