“Të isha avokat s’do e lija të bënte komunikime”, eksperti: Burgu larg për Veliajn 

18 Shkurt 2025 | 21:50

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi në emisionin Now në Euronews Albania arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe reagimet e tij nga qelia përmes postimeve në rrjetet sociale.

Karamuço u shpreh se nëse do të ishte avokati i tij nuk do ta lejonte Veliajn të bënte komunikime që lidhen me dosjen ndaj tij përmes postimeve në rrjetet sociale, pasi janë gjëra që do qartësohen vetëm gjatë hetimit.

“Ajo që bën zoti Veliaj është shumë më tepër politike aktualisht. Ai është një mesazh që i drejton elektoratit të vetë dhe mbështetësve të vetë, në një formë që të justifikojë të gjitha ato akuza që kanë dalë nëpër media, sepse dokumenti i plotë 360 e ca faqe qarkullon, por është ende i pazbardhur. Unë nëse do isha avokat i zotit Veliaj nuk do e lejoja të bënte komunikime të tilla, sepse gjërat në mikro, teknike, ti nuk i qartëson dot. Zoti Veliaj nuk është i pandehur, është një person që po zhvillohen hetime dhe provat e mbledhura janë prova për të ngritur dyshimet e arsyeshme për një masë, jo për ta çuar në burg. Kështu që këto do jenë gjatë një procesi themeli. Ai do shkojë në gjykatë e të ballafaqohet në nivele të tjera, pse duhet ta vërë në vështirësi mbrojtjen e vetë”, – tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026