“87 herë qëndroi në Qerret jo Kavajë” – Ish-drejtuesi i Policisë kundërshton Veliajn

18 Shkurt 2025 | 22:18

Ish-drejtuesi i policisë Arjan Hoxha komentoi në emisionin Now në Euronews Albania reagimin nga qelia të kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me qelizat telefonike të përmendura nga SPAK në dosjen e tij që tregojnë komunikime në zonën e Kavajës.

Sipas Hoxhës, 87 komunikimet e regjistruara nuk janë në zonën e Kavajës por në Qerret aty ku sipas akuzës së SPAK kryebashkiaku posedon një vilë të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.

“Përplasjen mediatike me anë të statuseve të Veliajt e ka bërë për 2 arsye; për të krijuar një besim te ata njerëz që kanë akoma mbështetje për të, për të ulur ndjeshmërinë e opinionit publik por nuk i shërben mbrojtjes së tij. Ajo masë sigurie është dhënë nga gjykata, por është e vonuar.

Është i vetmi funksionar që sot është në masën më të lartë të sigurisë se ka mundësi të prishë provat. Në raport me qelizat telefonike, nuk është e vërtetë; qelizat logojnë në një zonë të caktuar dhe me antenë kryesore, kur je me fushatë je i shpërndarë. Telefoni ka pulsuar në Qerret, antena mund të gabojë me 3-4 metra, këtë e bën thjesht për opinion publik”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026