Ish-drejtuesi i policisë: Prokurori që sot është në SPAK më futi në burg

18 Shkurt 2025 | 22:20

Ish-drejtuesi i policisë Arjan Hoxha tha në “Now me Erla Mëhillin” se një nga prokurorët që tashmë ndodhet në SPAK nuk e meriton atë pozicion, pasi në rastin e Elbasanit, sipas Hoxhës, ai prokuror i ka mohuar faktet që është bërë krim zgjedhor.

Hoxha tha se ai personalisht kishtë pasur fakte në telefonin e tij, por në vend që ato të merreshin parasysh, në atë kohë ndaj tij është lëshuar urdhër arresti duke bërë që ai të qëndronte në burg për katër ditë.

“Unë me telefonin tim, i kam treguar se si ka ndodhur krimi zgjedhor në atë natë që ka ndodhur ngjarja. Ai i ka parë dhe me pafytyrësinë më të madhe dilte në media dhe thoshte nuk ka materiale zgjedhore. A duhet të jetë ai prokuror në SPAK? Si mund të jetë ai prokuror? Kjo nuk është gjë e vogël, ai është krim zgjedhor dhe ndryshon rrjedhën e ngjarjeve. Prokurori pa armën e ftohtë, lista zgjedhore, materiale kompromentuese, karta identiteti dhe del e thotë nuk kishte materiale zgjedhore, ky nuk është linçim, ky prokuror do na garantojë zgjedhjet në 2025. A mund ti kontrollojë ky? Unë isha aty dhe nuk kisha ku ti thosha këto se ai prokuror nxori urdhër ndalimi ndaj meje dhe unë bëra 4 ditë burg që gjykata i quajti të paligjshëm”,-tha Arjan Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026