“Të isha avokat s’do e lija të bënte komunikime”, eksperti: Burgu larg për Veliajn
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi në emisionin Now në Euronews Albania arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe reagimet e tij nga qelia përmes postimeve në rrjetet sociale.
Karamuço u shpreh se nëse do të ishte avokati i tij nuk do ta lejonte Veliajn të bënte komunikime që lidhen me dosjen ndaj tij përmes postimeve në rrjetet sociale, pasi janë gjëra që do qartësohen vetëm gjatë hetimit.
“Ajo që bën zoti Veliaj është shumë më tepër politike aktualisht. Ai është një mesazh që i drejton elektoratit të vetë dhe mbështetësve të vetë, në një formë që të justifikojë të gjitha ato akuza që kanë dalë nëpër media, sepse dokumenti i plotë 360 e ca faqe qarkullon, por është ende i pazbardhur. Unë nëse do isha avokat i zotit Veliaj nuk do e lejoja të bënte komunikime të tilla, sepse gjërat në mikro, teknike, ti nuk i qartëson dot. Zoti Veliaj nuk është i pandehur, është një person që po zhvillohen hetime dhe provat e mbledhura janë prova për të ngritur dyshimet e arsyeshme për një masë, jo për ta çuar në burg. Kështu që këto do jenë gjatë një procesi themeli. Ai do shkojë në gjykatë e të ballafaqohet në nivele të tjera, pse duhet ta vërë në vështirësi mbrojtjen e vetë”, – tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
- Karamuço: Ja përse u acaruan marrëdhëniet e Veliajt me prokurorin Dado
- Veliaj reagon nga qelia: Edhe pse i burgosur, puna për shkollat e Tiranës nuk ndalet
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)