Deputetja ukainase: Rusia nuk po negocion, diskutimet në Riad nuk ishin për paqen
Maria Mezentseva, deputete ukrainase ishte e ftuar në Euronews Albania teksa ka folur lidhur me diskutimet që janë mbajtur mes SHBA-së dhe Rusisë në Riad një ditë më parë, se si janë parë ato nga pala ukrainase.
Ajo thekson se Rusia nuk po përpiqet të negociojë dhe diskutimet në Riad nuk po drejtohen tek paqja.
“Nuk mund ta quajmë startim të saktë të negociatave. Qëndrimet e Ukrainës nuk janë thjeshtë për Ukrainën, por agresioni rus në Ukrainë bën që të mos shohim në tryezën e negociatave as vendin tonë por as Evropën, Turqinë, pra shtetet e tjera evropiane. Kjo është diçka shumë kritike pasi kur këto sanksione u listuan bashkë me partnerët ndërkombëtarë, ka qenë një vendim unanim të përgjigjen ndaj agresioneve”, tha Mezentseva.
Politikanja ukrainase nuk e quan të drejtë të flitet për Ukrainën me qëllimin për t’u kthyer kundër saj, duke nënkuptuar se ajo çfarë ukrainasit duan, është drejtësia. Sipas deputetes, Rusia po ndikon dhe po imponon Presidentin Trump për qasjen e këtij të fundit kundër Ukrainës.
“Asnjëri nuk mund të flasë për Ukrainën pas shpinës së saj. Ajo çfarë ka ndodhur në Riad me partnerët ekonomikë, nuk po na drejtojnë tek paqja. Ne duam drejtësi pasi kemi sasi të madhe deportimesh ilegale fëmijësh në Rusi, kemi ende shumë të burgosur dhe civilë në burgje. Çfarë negociatash janë këto kur Rusia ulet në tryezë dhe përpiqet të bind Presidentin e Amerikës për qasjen e tij, duke na lënë neve në errësirë, duke na prerë energjinë, duke sulmuar shumë qytete si Odesa, Kharkiv. Nuk mendoj që është një mënyrë e drejtë kjo për të treguar qëndrimiet e tua dhe synimet për paqe”, tha Maria Mezentseva.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni