U tërhoq nga kandidimi në PD, Ferdinant Xhaferaj: Janë çereknare, jo primare
Ferdinandt Xhaferaj ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku tregoi arsyet se përse hoqi dorë nga kandidimi në Partinë Demokratike në zgjedhjet që pritet të mbahen në 11 maj.
Ai tha se që në fillim e ka parë procesin e primareve, si një proces që e dëmton Partinë Demokratike, ndaj vendosi të mos kandidojë sërish.
“Unë jam shprehur kundër këtyre primareve që në shtator sepse janë procese që e dëmtojnë partinë Demokratike, nuk e ndihmojnë, unë tani për të zgjidhur hallin tim personal të merrja pjesë në primare. Kjo ka të bëjë me dinjitetin, me personalitetin, me fytyrën time politike, por akoma më shumë me raportin tim me këta qytetarë që më kanë mbështetur. Ata nuk do ishin dakord që të shikonin një Ferdinat që merr kthesën për të hyrë vetë në parlament.
Nga pikëpamja e procesit që po ndodh, emri i vërtetë nuk duhet të ishte primare, por çereknale, as gjysmënare. Primaret janë procese ku kryetari i partisë, në shërbim të demokracisë së brendshme në parti dhe me shërbim të delegimit të vendimmarrjes te anëtarësia thotë : “Unë heq dorë nga vendimmarrja ime për të emëruar deputet dhe e delegojë këtë vendimarrje te anëtarësia”. Zoti Berisha do duhet të thoshte që këta janë 60 kandidatët në tiranë, anëtarësia voton dhe nga 1-37 se kush do jetë në listën e mbyllur e kush do garojë në listën e hapur e përcakton anëtarësia. Kështu do duhet të ishin primaret”,-tha Xhaferaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar