Qeveria e re gjermane! Si do të krijohet koalicioni? E zbulon diplomati
Jorgji Kote, ish-ambasador dhe diplomat ishte i ftuar në Euronews Albania për të folur në lidhje me politikën gjermane aktuale si dhe ndikimi që ka Trump në këtë çështje.
Diplomati është ndalur në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë duke shuar pikëpyetjet nëse mund të krijohet një aleancë me partinë politike e ekstremit të djathtë, AFD.
“Friedrich Mertz, kandidati dhe 99.9% kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, e përjashtoi kategorikisht një koalicion të tillë. Kemi diskutuar gjendjen e tmershme të Gjermanisë në drejtim të sigurisë së Gjermanisë nga atentatet terroriste që kryhen nga njerëz që janë emigrantë të paligjshëm me rekorde kriminale. Mertz e tha se do bashkëpunojë me këdo në mënyrë që të bëj një alencë, por në politikë çdo gjë mund të ndodhë. Nuk besoj se do të ketë një aleancë të tillë në këtë mes, kjo pasi ka mundësi të tjera”, tha ish-ambasadori Kote.
Ai shtoi se sondazhet e zhvlluara deri më tani kanë treguar se për kë është dhe pëlqyeshmëria më e madhe në zgjedhjet që e presin Gjermaninë.
“Nisur nga sondazhet më të fundit që kam ndjekur në Gjermani, pëlqyeshmëria më e madhe është për koalicionin e madh, që ka qenë dhe tre herë të tjera përpara, pra grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU dhe SPD. Në rast se SPD nuk do të ketë vota të mjaftueshme, mund të pësojnë një katrahurë, që nuk e kanë pësuar që nga krijimi i tyre. Koalicioni i madh do të bëhet dhe nuk do ketë koalicion me AFD-në”, tha Jorgji Kote.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut