Rama i përgjigjet Berishës: Pse i mblodha punonjësit e bashkisë

21 Shkurt 2025 | 16:59

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e cilësoi si miting takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë.

“Mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë e bëra kur ata sapo kishin dalë nga puna ndërsa më 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë”, shkruan Rama.

Berisha po ashtu ka akuzuar kryeministrin dhe në lidhje me bonusin e pranverës duke thënë se shpërndarja e tij për pensionistët në prag të zgjedhjeve bëhet për qëllime elektorale.

“Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj”, shkruan Rama.

Reagimi i plotë i Ramës

Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore🦉

E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024!

Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj👊

E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë.

Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë✌️

Kua – kua – kua

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026