Kokonozi: Gjeta shqiptarë të masakruar në pus gjatë Luftës në Kosovë! Ishte mizori..
Gjatë rrëfimit të tij regjisori Kokonozi, mes shumë vuajtjeve, rreziqeve dhe sakrificave që ka përjetur gjatë xhirimeve të filmit të tij në periudhën e luftës nëKosovë, ndër të tjera ai ndan momente përjetimi nga pamjet që ka parë të shqiptarëve të masakruar.
“Jam futur në Kosovë, kalova Prishtinën dhe shumë fshatra ku ishte bërë batërdia. Në një fshat të quajtur Izbik na tregojnë një pus dhe aty ishin duar, këmbë njerëzish, ishte shumë thellë dhe ishte problem për të xhiruar. Po kërkoja një pasqyrë që të arrinte deri poshtë dhe arritëm ti filmonin çfarë ishte brenda.
Ishin masakra të tmerrshme. Më tregonin për një rast ku në Gjakovë një familje kishte humbur nipërit dhe mbesat, pra ishin masakra makabre. Gjakova ishte e shkatërruar komplet. Kisha pamje kur ai vend ishte i lulëzuar më parë dhe i kam përdorur në film.
Edhe në Pejë kam qenë për një koncert. Në ato pallate sporti ku ishin në Kosovë kam xhiruar koncertet dhe kam xhiruar shumë njerëz që nuk janë më. Ka qenë dy tre këngëtarë nga Kosova që ishin të vrarë dhe as varret nuk i janë gjetur. Ai ka qenë moment i vështirë”, tha Bujar Kokonozi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West