Protestuesit në Greqi hedhin bomba me benzinë, policia përdor gaz lotsjellës

28 Shkurt 2025 | 16:04

Protesta në Greqi ka kaluar në dhunë, teksa demonstruesit hodhën bomba me benzinë dhe policia përdori gaz lotsjellës gjatë një tubimi në qendër të Athinës.

Protesta shënonte përvjetorin e aksidenti tragjik të ndodhur në shkurt të vitit 2023, kur një tren pasagjerësh që transportonte studentë u përplas me një tren mallrash në Tempi, duke shkaktuar 57 të vdekur.

Dhjetëra të rinj, të mbuluar me kapuç, hodhën molotov dhe shkatërruan pjesë të shtrimit të rrugëve, duke u përpjekur të sulmojnë barrikadat e vendosura nga policia para parlamentit. Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë përdorën gazin lotsjellës.

Mijëra qytetarë morën pjesë në demonstrata që u zhvilluan në disa qytete të Greqisë, duke kërkuar drejtësi për viktimat e aksidentit, që ndodhi dy vjet më parë. Protestuesit brohoritën me sloganin “Ju numëroni fitimet, ne numërojmë jetët”, duke mbajtur tullumbace të zeza dhe pankarta anti-qeveritare. Ata kritikuan autoritetet për dështimin në trajtimin e ngjarjes dhe për mungesën e përgjegjësisë.

Demonstratat janë udhëhequr nga familjarët e 57 personave të vrarë dhe janë ndër më të mëdhatë që nga kriza e borxhit të vendit më shumë se një dekadë më parë.

Ky incident është bërë simbol i dështimit të institucioneve shtetërore dhe ka nxitur një valë të madhe protestash. Protestat janë mbajtur gjithashtu si pjesë e një greve të përgjithshme në të gjithë vendin, ku janë përfshirë kontrollet ajrore, transporti detar dhe trenat.

Greva ka shkaktuar ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare dhe të brendshme, ndërkohë që shumë biznese dhe dyqane janë mbyllur për të mbështetur protestat.

Ndërkaq, qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është përballur me kritika nga të afërmit e viktimave për dështimin për të nisur një hetim parlamentar për përgjegjësinë politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026