Aksidentet rrugore, INSTAT: 22,8% më pak se janari i 2024

28 Shkurt 2025 | 16:49

Muaji janar është mbyllur me 125 aksidente rrugore të ndodhura në harkun kohor të 31 ditëve, me një mesatare 4 aksidente çdo ditë.

Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë me dije se ky janar ka shënuar një rënie me 22,8 % të aksidenteve rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

174 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenteve të ndodhura në janar 2025, disa prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Ekspertët e statistikave bëjnë me dije se sjellja e shoferëve vijon të jetë shkaktare e 89,6% të aksidenteve, ndërsa numrin më të lartë të tyre e kanë grup-moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, duke zënë secila nga 21,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet janë të shpërndara në të gjitha rrugët e Shqipërisë, por Berati, është qarku që ka shënuar vetëm 1 aksident rrugor në janar ndërsa Tirana ka numrin më të lartë me 40 aksidente në janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026