Okulistja: Ja cilat ushqime iu ndihmojnë për të përmirësuar shikimin!

2 Mars 2025 | 21:16

Ushqimet që ne konsumojmë kanë ndikim në shëndet. Okulistja Suzana Zhuka, tha për emisionin ‘Health o’clock’ se disa ushqime janë të domosdoshme për të përmirësuar shikimin. Ajo rekomandon që ato nuk duhen hequr nga tavolina, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët.

“Karrota, boronica që janë vitaminat e syrit, që janë antioksidantët dhe luteina, zeaksantina që janë ushqime që duhet patjetër ti ketë organizmi. Karrotat unë iu them prindërve që nëse nuk i hanë mund t’ua fusni në supë, ose të ia shtrydhni. Pra ekziston mundësia e ushqimit, sepse syri do shumë ushqime me antioksindatë, do betakarotenin, të verdhën e vezës, portokallin, spinaqin, pa të gjitha perimet dhe zarzavatet që çdo familje ka mundësi të ushqejë fëmijën e tij”, tha Zhuka.

Përpos ushqimit, okulistja kërkon të bëhet kujdes me qëndrimin e fëmijëve.

“Unë iu jap një mesazh prindërve që të jenë më të kujdeshëm dhe të qëndrojnë më afër tyre duke parë ndryshimet që vihen re në pozicionin dhe posturën që mbajnë fëmijë gjatë qëndrimit ulur. Kur ushqehet apo lexon, nëse fëmija ka tendencë të përkulet, të rrijë afër pjatës ose ti afrohet televizorit, detyrimisht duhet të planifikojë një vizitë tek okulisti për të kapur problemin në fazë më të hershme. Flasim për moshat 3, 4 dhe 5 vjeç”, u shpreh Zhuka.

Okulistja këshillon që fëmijët të nxirren në natyrë për të qetësuar sytë. Në pamundësi për ti shkëputur fëmijët nga ekranet, ekspertja thotë që për çdo 20 minuta, qëndrimi përpara televizorit apo kompjuterit të bëhen 20 sekonda pushim dhe hedhje të shikimit larg për tu qetësuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026