Zgjedhjet e 11 majit, KQZ regjistron 3 koalicionet, Berisha në zgjedhje me 25 aleatë

4 Mars 2025 | 16:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së martës kërkesën e depozituar një natë më parë nga 3 koalicione për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit.

Sali Berisha do të garojë në zgjedhje me 25 aleatë përfshi Shpëtim Idrizin e PDIU, në koalicionin e quajtur “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e kryesuar nga Dashamir Shehi do të garojë në zgjedhjet e 11 majit në një koalicion me Djathtas 1912 e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, koalicioni do të mbajë emrin “Djathtas për Zhvillim”, ndërsa shkronjat nistore do jenë “DZH”.

Partia Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë janë regjistruar nën koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, me drejtues Adriatik Lapaj.

Gjithashtu logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026