Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Lezhë, pranë autostradës Milot-Thumanë
Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur këtë të enjte pranë autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz.
Policia bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se trupi i pajetë i përket një 49-vjeçari, banues në Laç.
Uniformat blu bëjnë me dije se 49-vjeçari mund të ketë humbur jetën si pasojë e një aksidenti dhe ndodhet aty prej disa muajsh.
Policia po vijon punë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ai i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së këtij shtetasi”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje