7 Marsi në Shqipëri, zhvillohen aktivitete në të gjitha qytetet për mësuesit
Aktivitetet për festën e 7-8 Marsit janë zhvilluar në çdo qytet të Shqipërisë, në shenjë mirënjohjeje për ato mësues të palodhur me misionin e tyre për të rritur brezat e ardhshëm. Në Gjirokastër, pjesëmarrësit, kryesisht fëmijë dhe të rinj, nëpërmjet interpretimeve në këngë, poezi, instrumente muzikore, etj., përcjellin urimet për mësuesit dhe nënat.
“Qendra Kulturore e Fëmijëve ‘Fato Berberi’ organizoi festën me shkollat e ndryshme, në të cilën morën pjesë fëmijë, duke përfshirë rrethin e polifonisë, ku kënduan motive gjirokastrite. Ishin pjesëmarrës rrethi i këngës, interpretimit skenik, etj”,- Alvaro Çenko, instruktor, qendra kulturore e fëmijëve.
Gjirokastra spikat me traditën e pasur për shkollën shqipe, dijen dhe arsimin ndër breza. Por një tjetër qytet, si ai i Beratit, nuk mbetet pas.
Me qindra nxënës me dhurata nëpër duar u paraqitën mëngjesin e sotëm në ambientet e shkollave respektive, për të vlerësuar punën dhe sakrificat e mësuesve në ditën e tyre.
“Për mua është viti i fundit si mësuese për arsye të plotësimit të viteve. Edhe këtë 7 Mars ka qenë i veçantë, ndoshta ky ka qenë më i veçanti, sepse kam marrë shumë mirënjohje nga nxënësit. Dhurata më e bukur ka qenë dedikimi që më kanë bërë nxënësit e klasës time. Duhet një zemër e madhe për të mësuar mendje të vogla. Jemi me fat që kemi një mësuese me vlera dhe ideale të larta. Gëzuar 7 Marsin!”-tha mësuese Dhurata Gjoka.
Festimi i 7 Marsit, përveç që është një moment reflektimi dhe nderimi për mësuesit, gjithashtu shërben si një nxitje për të gjithë ne që të mbështesim dhe vlerësojmë arsimimin si bazë për një shoqëri të zhvilluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh