U vetëdorëzua dy ditë më parë, GJKKO lë në arrest me burg avokatin Radovan Çela

Inceneratori i Fierit
8 Mars 2025 | 10:01

U vetëdorëzua 2 dit me pare, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit ne burg për avokatin Radovan Çela, nën akuze për dosjen Toyota Yaris ku në pranga ka përfunduar dhe ish drejtuesi i prokurorisë se Vlorës Aurel Zarka.

Dosja në fjalë lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Në këtë një çështje janë përfshirë disa emra të njohur të drejtësisë shqiptare. SPAK ka ngritur akuza ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore, Erjona Dautaj, dhe Astrit Vladit, kushëri i Elvis Vladit, i cili është dënuar më herët për këtë çështje.

Sipas akuzës së SPAK, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë. Konkretisht, ai akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, sipas SPAK avokati Çela dhe prokurori Zarka kanë ndërhyrë edhe për çështjen e Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026