84-vjeçari në “Real People”: Bashkëshortja më la amanet të martohesha, nuk e bëra!
Gjatë rrëfimit në “Real People”, Ismeti 84-vjeç, thekson se gjërat e çmuara që mbart në shtëpinë e tij, nuk do i humbas asnjëherë dhe mund t’ia lej fëmijëve, për të cilat Ismeti beson se edhe ata do i ruajnë me fanatizëm si vetë ai.
“Të gjitha do ua le fëmijëve, madje edhe nipi më thot mos i humb këto. Këtu jetoj vetëm por i vizitoj shpesh fëmijet njerëzit e afërt”, tha 84-vjeçari.
Ismeti ka rrëfyer se sa e vështirë është jetesa pa bashkëshorten e tij, dhe tregon amanetin e fundit të lënë nga ajo, të cilin ai nuk e ka përmbushur dot.
“Është shumë e vështirë kur bashkëshortit i ndahet gruaja nga jeta. Kalon një jetë me të dhe tani sikur jo gruaja po edhe kafshë të jetë, të duket sikur të plotëson. Ajo më la amanet të mos rri vetëm. Më tha se po iki nga kjo botë dhe të martohesha me dikë tjetër. I thash nuk marr tjetër, unë e kisha ndarë mendjen. Kemi pasurr vështirësitë e jetës por në përgjithësi kemi qenë mirë. Atë e lodhi jetesa e vështirë. Ruaj shumë kujtime nga ajo,një ndër to është një makinë qepëse e saj. Fëmija i vogël ishte rreth 22 vjeç kur bashkëshortja ndërroi jetë. Por siç e kam bërë do vazhdoj ti ruaj të gjitha gjërat, makineritë”, shton ai.
I pyetur nëse e ka menduar te largohej nga Shqipëria, Ismeti thotë se nuk e ka menduar asnjëherë dhe nuk do e bënte as në vijim pasi ndihet më mirë në Lushnjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta