Rama: Asnjë burrë që ka qenë deputet në PS nuk do jetë në listën e mbyllur
Në takimin e kësaj të hënë me grupin parlamentar të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka folur edhe për listën me të cilën PS do të futet në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se asnjë burrë i cili ka marrë qoftë edhe një mandat deputeti nga Partia Socialiste nuk do të jetë në listën e mbyllur, pasi sipas tij duhet që ata që kanë më shumë eksperiencë të bëjnë “luftën” në listat e hapura.
“Ajo që dua të ndaj me ju është, e para cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit/drejtueses politike. Parimi themelor i listës së re do jetë që asnjë deputet i gjinisë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandat nga Partia Socialiste, nuk do të jetë në listën e mbyllur. Është e drejta e kujtdo që nuk do të jetë në listë të hapur që ta thotë, por do duhet të na thotë paraprakisht. Kjo sepse parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga Partia Socialiste të parët. Patjetër që në listat e hapura do ketë shumë të rinj e të reja”,-tha Rama.
Kryeministri shtoi më tej se ai ende nuk e ka marr vendimin nëse vetë do të futet në listën e deputetëve apo jo.
“Mund edhe të mos jem fare në listë, duke mos i zënë vendin asnjërit”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar