Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, arrestohet 25-vjeçari

13 Mars 2025 | 13:22

Një 25-vjeçar në Elbasan ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin M. Sh., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia njofton se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasit A. Gj., 44 vjeç dhe M. Ll., 62 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Ç., 35 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë shtetasi Sh. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së babait të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ditën e djeshme, shtetasja H. K., 66 vjeçe, ka kallëzuar se kanë hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat e saj. Po punohet për përcaktimin e autorësisë së rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026