Menaxheri i futbollistëve kundër thirrjes së Brojës në Kombëtare: Nuk ka minuta
Armando Broja, futbollisti që ka fituar zemrat e shumë tifozëve shqiptarë po kalon një periudhë sfiduese me riaftësimin e tij për shkak të dëmtimit.
Pavarësisht vështirësive ai u kthye të luante dhe po ashtu mori dhe ftesën nga Kombëtarja për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës duke krijuar emocion për shumë tifozë.
Megjithatë, menaxheri Mario Cenolli, ka shprehur mendimin se kjo ishte një zgjedhje e paqartë. I ftuar në emisionin “Max Sport”, në Euronews Albania, Cenolli u shpreh se nuk mund ta kuptonte se si Broja, i cili luan vetëm 10 minuta te Evertoni, mund të ftohet në Kombëtare.
“Armando Broja? Është një gjë që nuk e kuptova. Broja luan 10 minuta me Evertonin dhe ftohet në Kombëtare, përse? Nuk arrij ta shpjegoj, edhe vetë Evertoni nuk donte ta lëshonte që lojtari të sforcohej për dy ndeshje, ku sipas logjikës, ai nuk duhet të marrë minuta pasi nuk është në gjendjen e tij më të mirë”, tha Cenolli.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta