Akuzohet për fshehje të pasurive, dënohet në GJKKO ish-gjyqtari Guxim Zenelaj
17 Mars 2025 |
15:22
GJKKO ka dënuar me 6 muaj burg ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj. Dënimi i tij nga 6 muaj është konvertuar në një vit shërbim prove.
Zenelaj u shpall fajtor për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”
Njoftimi i GJKKO
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 137/5 i vitit 2021, në ngarkim të pandehurit Guxim Zenelaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal”.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin Nr. 26, datë 17.03.2025 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Guxim Zenelaj, për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Guxim Zenelaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Tiranë. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 1(një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
- Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a) T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë; b) Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë për ndryshimin e vendbanimit.
- Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën 220,000 (dyqind e njëzet mijë) lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurit. 5. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)
Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga policia kufitare në Ksamil pasi rrezikuan të mbyteshin në det. Në njoftim raportohet se policia kufitare konstatoi një skaf...
New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
Nga New York-u, gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu, raporton se gjithçka është gati për nisjen e paradës shqiptare, një nga aktivitetet më të mëdha...
Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
Familjarët e një vajze 13-vjeçare nga zona e Gramshit kanë ngritur alarmin për zhdukjen e saj dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që...
- 17:32 Rritet numri i vizitave dentare në verë, specialistët: Mos i neglizhoni dhëmbët e qumështit
- 17:26 Vijojnë replikat, Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt
- 17:19 Komedia me nota dramatike shfaqet në Elbasan, “Për një fjalë goje” sjell humor dhe reflektim
- 17:10 Ushtria amerikane: 55 anije tregtare kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit
- 16:57 Vance udhëton sot për në Zvicër për bisedime me Iranin
- 16:47 Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)