Dëshmitari i tragjedisë: 100 veta ishin shtrirë, po shpëtonim ata që kishin puls
Një zjarr shpërtheu dje herët në një klub nate në qytetin maqedonas të Koçanit, duke vrarë 59 persona dhe duke plagosur më shumë se 150, pasi shkëndija ndezi çatinë mbi një bandë që performonte.
Në momentin e zjarrit në klub ndodheshin 500 persona dhe ishin shitur 250 bileta.
Një dëshmitar okular nga vendi i ngjarjes Vlatko Zdravkov tha për Deutsche Welle-n se “Koçani është qytet i vdekur” dhe se qyteti nuk do të shërohet nga tragjedia me breza.
“Është e tmerrshme, 100 veta ishin shtrirë, i kapnim ata që kishin puls, i shpëtonim, i hidhnim në makina dhe i nisnim në spital. Ata që nuk kishin puls i shtynim mënjanë. Të djegur, të shtypur, të mbytur, shumica vdiqën nga djegia, disa nga rryma. Këta janë edhe fëmijët tanë”, tha ai.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski e quajti tragjedinë në Koçan një “vrasje masive”.
“Ne do të jemi pa mëshirë ndaj përgjegjësve pavarësisht se kush është, nga çfarë kombësie është dhe nga cila parti është. Kjo është, do të thosha, një vrasje masive që dikush e lejoi për para dhe për ryshfet, për shkak të korrupsionit”, tha Mickoski.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar