Karamuço flet për pajisjet që SPAK po përdor për të përgjuar të dyshuarit

20 Mars 2025 | 21:42

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se rasti i përgjimit nga ana e SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj tregon se SPAK po krijo një rrjet të vetin inteligjent prej nga merr indicie për raste të caktuara në kuadër të hetimit.

Ai tregoi se këto përgjime shfrytëzohen nga SPAK që të sigurojë prova për t’i paraqitur në gjykatë jo për ta dënuar, por për të forcuar idenë për masën e sigurisë që duhet të vendoset ndaj të pandehurit.

“Për këtë hanë bërë një sërë veprimesh operative gjurmuese të vëzhgimit dhe marrjes së informacionit në rrugë operative, pastaj të vendosjes së teknikës së përgjimit, qoftë ambiental apo telefonik. Ka aparatura të teknologjisë që ne si institucione ia kemi lënë të dënuarve të përdorin telefonat, nga ana tjetër prokuroria ka vënë aparatin që këto t’i përgjojë  çfarë po thuhet dhe çfarë urdhrash po japin jashtë. Mendoj që e njëjta teknikë është përdorur edhe në rastin e Veliajt”, tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026