Ferhati zbulon se e propozuara e Veliajt nuk ishte nënkryetare: Urdhri i paligjshëm

20 Mars 2025 | 22:28

Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se Sara Goxhaj, e përzgjedhur nga kryebashkiakut Erion Velaij për të drejtuar bashkinë nuk është një nga nënkryetaret e kësaj bashkie, por drejtoreshë e kabinetit.

Nisur nga ky fakt, urdhri i firmosur nga Veliaj nga qelia e paraburgimit të Durrësit është e paligjshme, pasi sipas ligjit vetëm një nga nënkryetarët mund të delegohet për të drejtuar bashkinë në mungesë të kryetarit.

“Në radhë të parë është një urdhër i paligjshëm delegimi. Nga ana tjetër nga burime brenda bashkisë së Tiranës e përzgjedhura e Ramës për të drejtuar bashkinë në vend të Veliajt, Anuela Ristani nuk është një figurë e pranueshme për stafin e bashkisë, stafi nuk ka përqafuar këtë komandim që është bërë. Kjo nisur edhe nga disa lëvizje të stafit dhe emërime që kryetarja e komanduar ka bërë, çka ka krijuar një lloj tensioni brenda stafit të bashkisë së Tiranës, që duket se nuk është në përputhje me linjën e Veliajt dhe stafit të ngushtë me të cilët ka udhëhequr bashkinë e Tiranës”, tha Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026